Caktohet data e fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë

Futboll

Caktohet data e fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se edicioni i ri në Ligën e Parë do të fillojë më 19 gusht.

Ky vendim u mor këtë të martë pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv (KE) i FFK-së.

KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024.

Edicioni i ri në Ligën e Parë do të nisë më 19 gusht, një javë më vonë se ai në elitën e futbollit tonë.

Gjithashtu u bë e ditur se Komiteti Ekzekutiv ka miratuar Rregulloret e Garave në të dy konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat