Toronto turpërohet

Futboll

Toronto turpërohet

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:14
Pamje nga ndeshja

Çmenduri në natën amerikane për Federico Bernardeschi-n. Italian, në fushë me Toronton në ndeshjen kundër Orlando City-t me shiritin e kapitenit ka humbur arsyen dhe ka goditur me koke një kundërshtarë duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Edhe pse nga imazhet nuk duket qartë intensiteti i goditjes, duke se ish-ylli i Juventus-it ka goditur me kokë kundërshtarin.

Episodi ka ndodhur në minutën e 63-të të ndeshjes kur kanadezët ishin në disavanatazh 2-0 (4-0 rezultati përfundimtar).

Bernardeschi, pas një debati me rivalin, duket se e ka goditur në fytyrë me kokë. Një gjest që arbitri e ka ndëshkuar me kartonin e kuq pa u menduar dy herë.

Me Insigne-n e dëmtuar, italiani kishte detyrën që të udhëhiqte skuadrën e tij, e cila po kalon një moment me të vërtetëtë vështirë me vetëm një fitore në 13 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat