Arsenali gati të “sakrifikojnë” 22-vjeçarin e sulmit

Futboll

Arsenali gati të “sakrifikojnë” 22-vjeçarin e sulmit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:40
Folarin Balogun

Arsenali gati të “sakrifikojnë” 22-vjeçarin e sulmit!

Me Kai Havertz tashmë të transferuar në “Emirates” dhe Declan Rice shumë pranë transferimit, te “topçinjtë” e Arsenal, tashmë këta të fundit kanë filluar të mendojnë dhe për lojtarët që do të largojnë gjatë merkatos së verës, për të rregulluar bilancet pas shpenzimeve të tepërta.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, drejtuesit e Arsenal janë gati të “sakrifikojnë” sulmuesin amerikan, Folarin Balogun përgjatë kësaj merkatoje vere, vetëm nëser për 22-vjeçari arrin një ofertë prej 60 milionë eurosh.

Për ish-“bomberin” e Reims, i cili arriti të shënojë plot 22 gola e të dhurojë 3 asistime në 39 përballjet e sezonit të kaluar interesohen “kuqezinjtë” e Milan e “verdhekuqtë” e Roma, mirëpo problem pritet të mbetet çmimi i lartë i vënë nga “topçinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat