Pochettino: Duhet të besojmë se Chelsea mund të konkurrojë me një skuadër si City

Futboll

Pochettino: Duhet të besojmë se Chelsea mund të konkurrojë me një skuadër si City

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:16
Pochettino

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino e krahasoi ekipin e tij me Manchester City, i cili fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League sezonin e kaluar.

“Ne duhet të besojmë se Chelsea mund të konkurrojë me një skuadër si Manchester City.

Do të jetë e vështirë.

Dua të përgëzoj Josep Guardiolën për një arritje të jashtëzakonshme.

Është e pabesueshme të shohësh sesi klubi funksionon vit pas viti dhe ruan stabilitetin”, tha Pochettino në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se Pochettino drejtoi Chelsea pasi skuadra përfundoi sezonin në vendin e dymbëdhjetë në renditjen e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat