Handanoviç largohet pas 11 vitesh nga Interi

Futboll

Handanoviç largohet pas 11 vitesh nga Interi

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:03
Handanoviç

Samir Handanoviç është larguar nga Interi pas 11 vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit Samir”, shkruhet në Twitter.

Nënshkrimi i portierit me zikaltërit daton në 9 korrik 2012, duke u shndërruar atë në një nga portierët më të mirë në historinë e Interit.

“Gardiani” slloven ka veshur fanellën e skuadrës nga Milano 455 herë, duke arritur Ivan Ramiro Cordoba (455 ndeshje) në vendin e 10-të në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje me ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat