Tirana prezanton Gurabardhin dhe Brahon

Futboll

Tirana prezanton Gurabardhin dhe Brahon

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga konferenca

Tirana prezanton Gurabardhin dhe Brahon, trajneri: Rikthehem për tituj në shtëpinë e kampionëve!

Tirana e volejbollit të femrave ka ndezur motorët për sezonin 2023-2024, teksa dje ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri të skuadrës, Hasan Gurabardhin, si dhe Enkeleda Brahon, një prej goditjeve më të bujshme të merkatos së verës.

Në ambientet e sallës “Farie Hoti”, drejtoresha e klubit, Deborah Keçi, ka prezantuar dy afrimet e reja në shtëpinë bardheblu, teksa është mbajtur konferenca për shtyp.

Si trajneri Gurabardhi, gjithashtu edhe Braho, u shfaqën të entuziazmuar dhe të emocionuar për rikthimin te Tirana, ku do të kërkojnë titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat