Sevilla refuzon “bavarezët”

Futboll

Sevilla refuzon “bavarezët”

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:08
Bounou

Sevilla refuzon “bavarezët”!

Pavarësisht interesimit të një ekipi “gjigand” të futbollit, siç është dhe Bayern Munih, “andaluzianët” e Sevilla e kanë refuzuar ofertën e parë të “bavarezëve” për “gardianin” maroken, Yassine Bounou.

Bordi i Bayern hodhi në “tavolinë” një ofertë prej 8 milionë eurosh bazë + 4 të tjera bonus.

Mirëpo spanjollët e kanë refuzuar diçka të tillë dhe tashmë po presin ofertën e francezëve të PSG, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë plot 12 milionë euro për marokenin, pa llogaritur këtu bonuset që mund të shtohen gjatë negociatave..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat