Interi pranë goditjes së radhës

Futboll

Interi pranë goditjes së radhës

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:09
Samarxhiq

Interi duket se është shumë pranë një tjetër goditjeje në merkato, me zikaltrit që kanë gjetur akordin me Lazar Samarxhiq.

21-vjeçari ka rënë dakord për të kaluar në Milano, teksa tashmë pritet të bindet vetëm Udineze.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Interi ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë eurosh plus Xhovani Fabian i cili do të kalojë në Udine në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Nga Udineze ende nuk ka një përgjigje por në Milano duken optimist se çdo gjë do të mbyllet me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat