Simeone: Të qëndrojmë me “këmbë në tokë”

Futboll

Simeone: Të qëndrojmë me “këmbë në tokë”

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:48
Simeone

Atletico Madrid mposhti në miqësore me rezultatin 2-1, Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Edhe pse bëhet fjalë për vetëm një ndeshje testuese, trajneri Diego Simeone duket se ka marrë përgjigjet e duhura nga lojtarët e tij, ndërsa pas sfidës, argjentinasi i ftoi ata që të qëndrojnë me “këmbë në tokë” pasi kjo është e vetmja mënyrë që Atletico të fitojë ndeshje e të pretendojë tituj.

“Një skuadër si e jonë është karakterizuar gjithnjë nga qetësia.

Mos të harrojmë se ndeshjen e kaluar u mposhtëm nga skuadra e yjeve të Koresë së Jugut.

Nga sfida me Cityn jam i lumtur nga përgjigja që mora nga futbollistët që u aktivizuan në pjesën e dytë, na duhet një grup shumë i fortë.

Më duhen që lojtarë të cilët futen me shumë energji në fushë në mënyrë që të ndryshojnë rrjedhën e lojës”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat