Te Ferrari zbulojnë objektivin

Futboll

Te Ferrari zbulojnë objektivin

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:15
Pamje nga një garë

Sezoni 2023 në Formula 1 është mbyllur për sa i përket konkurrencës për dy titujt kampionë bote, atë për pilotë dhe konstruktorë.

Njëri është në duart e Max Verstappen, ndërsa tjetri në duart e Red Bull dhe në të dyja rastet triumfi duket i hipotekuar që në gusht, me skuadrat që kanë nisur pushimet.

Gara tani bëhet për vendin e dytë dhe në botërorin për konstruktorë beteja është e fortë. Në një duel të fortë mes tyre janë katër skuadra: McLaren, Aston Martin, Mercedes e Ferrari, që duan të kapin vendin e “skuadrës më të mirë pas Red Bull. Dhe kjo sfidë do të jetë e fortë deri në fundin e sezonit.

Këtë gjë e konfirmoi Frederic Vasseur, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, që u shpreh: “Tashmë për ne vëmendja është përqendruar te vendi i dytë, ku konkurrenca është më e madhe. Kemi patur disa luhatje, por gara e fundit në Belgjikë na jep besim për të ardhmen. Përjashtuar Red Bull, janë katër skuadra që kanë diferenca të vogla mes tyre”.

“Siç e shohim, situata ndryshon nga gara në garë, nga pista në pistë dhe do të jenë detajet e vogla ato që do të bëjnë diferencën. Ne jemi në drejtimin e duhur, por e dimë që edhe rivalët po punojnë fort. Na duhen më shumë pikë nga të dy pilotët dhe shpresoj që pjesa e dytë e sezonit të jetë më pozitive”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat