Reshitaj: I sakatosur e përdhosur stadiumi ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Reshitaj: I sakatosur e përdhosur stadiumi ‘Fadil Vokrri’

Nga: K.G.. Më: 4 gusht 2023 Në ora: 15:11
Kështu duket stadiumi "Fadil Vokrri"

Gjendja është shqetësuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fusha është shumë e dëmtuar dhe ekziston rreziku që Ballkani mos ta zhvillojë ndeshjen e radhës ndërkombëtare.

Ish portieri i klubit të futbollit Ballkani të Therandës, Kushtrim Reshitaj, shpreh shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen katastrofale të stadiumit. 

“Po lajmërohemi nga Prishtina. 

Po duam t'u informojmë se ky është stadiumi ‘Fadil Vokrri’, i vetmi që Kosova e ka në dispozicion për ndeshje ndërkombëtare. 

Nga 11 korriku e deri më sot, ende pa u mbushur një muaj i plotë, këtu u zhvilluan 6 ndeshje të UEFA-së. 

Edhe para 11 korrikut, ky stadium nuk ishte në gjendjen më të mirë dhe UEFA kishte dilema nëse mund të zhvilloheshin takimet europiane, por tani siç po shihet, gjendja ka degraduar edhe më shumë, duke shfaqur turpin e shtetit, para syve të botës. 

Bëjmë me dije po ashtu se para se kampioni i Kosovës të zbret të enjten e 10 gushtit për rrethin e tretë kualifikues në UECL, në këtë stadium kemi një meç boksi. Kurse pas përballjes Ballkani - Lincoln, do ta kemi një koncert. 

Alo, a po dëgjohemi..?! - Gjendja e këtij stadiumi është buqkurush, potencialisht këtu do të luhet edhe finalja eliminatore e Konferencës (Play-Off). 

I sakatosur e përdhosur, ky stadium kthehet më pas te klubi i kryeqytetit, i cili i luan ndeshjet kampionale, sikurse edhe stërvitjet. 

Nga ana tjetër, nëse Ballkani hyn në grupe, do t'i zhvillojë edhe 3 përballje tjera po në këtë stadium. 

A po dëgjohemi, ejjj allo...?!”, ka shkruar Reshitaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat