Flet mbrojtësi që i bashkohem klubit dhe trajnerit më të mirë në botë

Futboll

Flet mbrojtësi që i bashkohem klubit dhe trajnerit më të mirë në botë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:22
Gvardiol

Kur Pep Guardiola u pyet për ardhjen e tij të afërt, trajneri spanjoll bëri shaka: “Ai ka një mbiemër të bukur (i ngjashëm me të tijin)”. Nga sot, ai ka edhe disa ambicie të tjera për të triumfuar. Sepse Josko Gvardiol është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester City, klubit kampion evropian në fuqi.

Të gjitha të konfirmuara nga City përmes një komunikate për shtyp. Gvardiol largohet nga Leipzig dhe bëhet kështu lojtari i dytë i blerë nga “qytetarët” në këtë merkato verore. Për ironi, i pari është gjithashtu kroat; Mateo Kovacic, i marrë nga Chelsea.

Gvardiol, i freskët nga një Botëror i shkëlqyer, individualisht dhe kolektivisht, titullar me fanellën e Kroacisë, ndryshon ekip pas dy vitesh. Më 2021, Leipzig e kishte marrë nga Dinamo e Zagrebit në këmbim të 16 milionë eurove, plus bonuse.

Shifrat zyrtare nuk janë bërë të ditura as nga Manchester City, as nga Leipzig, siç është praktikë në këto raste, por dihen prej disa ditësh.

Dy klubet kanë rënë dakord, padyshim për një transferim të përhershëm, në bazë të 90 milionë eurove, plus bonuse.

Gvardiol, i cili ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028, bëhet kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2019 nga Harry Maguire, i cili u transferua nga Leicester te Manchester United për 87 milionë euro.

Ja fjalët e para të Gvardiol: “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj një ditë në Angli dhe ta bëj këtë për Manchester City, pas një sezoni të tillë, është me të vërtetë nder për mua. Kushdo që e ka parë City të luajë sezonin e kaluar, e di se është skuadra më e fortë në botë. Tripleta flet vetë për këtë.

Ardhja në qytet është diçka e veçantë si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Të kem mundësinë për të punuar me Pep Guardiolën do të jetë gjithashtu e mrekullueshme. E di që nuk jam ende një lojtar i përfunduar, ndihem i sigurt se stili im i lojës do të përparojë nën drejtimin e trajnerit më të mirë në botë. 

Takimi sërish me Kovacic do të jetë gjithashtu i veçantë. Po flasim për një futbollist të madh dhe shpresoj që të dy mund ta ndihmojmë City të ketë një tjetër sezon të mrekullueshëm”.

Manchester City përfaqëson klubin e tretë në karrierën e Gvardiol: para se të mbërrinte në Premier League, qendërmbrojtësi kroat i lindur në vitin 2002 kishte veshur vetëm dy fanella, pikërisht atë të Dinamo Zagrebit, skuadra ku bëri debutimin e tij në futbollin e madh, dhe atë të Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat