Barcelona vjen me risi sezonin e ardhshëm

Futboll

Barcelona vjen me risi sezonin e ardhshëm

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 14:43
Barcelona

Duke nisur nga sezoni 2023-2024, Barcelona do të luajë ndeshjet e saj në shtëpi në stadiumin olimpik “Park Motjuiç”, me “Camp Nou”-n që i është nënshtruar një rinovimi të plotë.

Dhe klubi katalanas ka ftuar tifozët e vet që të përdorin mjetet e transportit publik për të shkuar në stadium dhe jo makinat e tyre personale.

Nën sloganin “lëvizshmëria e së ardhmes, ne tashmë e kemi këtu”, Barcelona, me bashkëpunimin e Këshillit Bashkiak të Barcelonës, ka nisur një fushatë për të promovuar përdorimin të transportit publik për të shkuar në stadiumin “Olimpik Lluís Companys”, ku skuadra e parë e futbollit do të luajë sezonin e ardhshëm.

Fushata paraqet mundësi të ndryshme për të arritur në perimetrin e malit “Montjuiç”, ku ndodhet stadiumi me të njëjtin emër dhe për shmangien e bllokimit të automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat