Xhudistët po bëhen gati në qendrën nacionale për garat e ardhshme

Futboll

Xhudistët po bëhen gati në qendrën nacionale për garat e ardhshme

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:19
Xhudistët gjatë një gare

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet kampi përgatitor ndërkombëtar që nga data 06 deri me 12 gusht, 2023, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Në kamp po marrin pjesë garues/e nga të gjitha klubet e xhudos nga Kosova, si dhe ekipet e xhudos nga Kroacia dhe Bullgaria.

Kampi përgatitor po mbahen me qëllim të përgatitjes së garuesve për garat për juniorë, që mbahen këtë fundjavë në Shkup “Skopje Junior Cup 2023” me 12-13 gusht dhe për “Zagreb Grand Prix 2023”, që do të mbahet me 18-20 gusht, 2023.

Pjesë e këtij kampi janë edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat