Tirana merr 1 milionë euro nga Europa

Futboll

Tirana merr 1 milionë euro nga Europa

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:45
Tirana

Tirana dhe Beshiktashi u përballën të enjten në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro nga UEFA.

Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që fituan nga sfida me Beshiktashin ishte më shumë nga sa mund të grumbullonin nga turi i tretë i Ligës së Konferencës. Tirana shiti 11 mijë bileta, ndërsa nga ana tjetër e ardhur për sfidën me Beshiktashin ishin reklamat në stadium.

Po kështu, bardheblutë shitën 300 mijë euro të drejtën e TV-së për sfidën me Beshiktashin dhe gjithçka mesa është marrë vesh është mbyllur me një fitim mbi 1 milion euro. Tirana ka humbur të paktën 1.5 milionë euro nga largimi i lojtarëve të pashitur kartoni.

Deri tani te bardheblutë janë zyrtarizuar disa largime, që vlera e kartonëve të tyre është e lartë. Të gjithë kanë ikur me kosto zero. Deri tani Tirana nuk ka shitur asnjë lojtar, ndërsa në janar Tirana ia doli që të shiste disa futbollistë, duke arkëtuar 1.5 milionë euro. Tirana ka afruar këtë verë disa lojtarë që vlejnë 2.13 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat