Drita - Llapi, sfidë e nxehtë

Futboll

Drita - Llapi, sfidë e nxehtë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:42
Pamje nga një ndeshe

Drita dhe Llapi do të takohen në xhiron e parë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Në fakt kjo është ndeshja kryesore e kësaj xhiro me dy skuadrat që janë pretendente për titullin e kampionit.

Dy skuadrat sa herë janë përballur nuk ka munguar spektakli, derisa edicionin e kaluar në katër sfida tre prej tyre i kanë takuar Dritës.

Në pesë ndeshjet e fundit që këto dy skuadra janë përballur në Superligë, Drita ka bilanc më të mirë me tre fitore e dy disfata.

Është interesant fakti se Llapi fitoren e fundit në Gjilan ndaj Dritës e ka në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat