Harrohet Maldini

Futboll

Harrohet Maldini

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:38
Maldini

Milani ka ndryshuar shumë këtë verë. Fillimisht me nivel menaxherial, pastaj edhe në merkato. Edicioni i djeshëm i “Il Corriere della Sera” ka komentuar situatën.

Lamtumira e Paolo Maldinit, lexohet, i ka dhënë një strukturë të re organizative klubit.

Njeriu i merkatos është bërë administrator. Po flasim për Xhorxho Furlanin, që i asistuar nga Xhefri Monkada është përqendruar te puna kolektive, e ndryshme nga ajo e drejtuesit të mëparshëm.

Afrimet e kuqezinjve janë bazuar më shumë në shifra. I ashtuquajturi sistem “Moneyball”.

Kur blen një futbollist shikon karakteristika të ndryshme, mes tyre nuk ka kombësi.

“Djalli” nuk zgjodhi të mos blejë më shumë italianë (portieri i dytë Sportielo mbërriti këtë verë), drejtuesit thjesht vendosën te kenë prioritete të ndryshme.

Në këtë kuadër kanë ardhur lojtarë si Loftus-Çik dhe Pulisiç nga Çelsi, Çukvueze nga Vijarreali, Musah nga Valencia, Reijnders nga Alkameri dhe Okafor nga Salcburg.

Vizioni është i gjerë dhe përfshin edhe kujdesin e kostove, pasojë e të cilit ishte shitja e Tonalit, që duket se deri më tani ka financuar të gjithë fushatën përforcuese për skuadrën e Piolit.

Sidoqoftë, ka ende punë. Jo vetëm për trajnerin, por edhe për drejtuesit. Origi, Ture, Salmakers e ndonjë tjetër mund të largohet dhe me paratë e fituara do të financohen nevojat e tjera të skuadrës.

Kjo lëvizje manaxheriale përbën risi, ndaj për vlerësimin duhet pritur ecuria e Milanit gjatë sezonit që do të nisë këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat