Shoqata e futbollistëve, ultimatum Juventusit

Futboll

Shoqata e futbollistëve, ultimatum Juventusit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:25
Logo e Juventusit

Ngërçi mes Juventusit dhe Leonardo Bonuccit ende nuk po zgjidhet dhe “Aic”, shoqata e futbollistëve profesionistë në Itali, ka dalë në fushë për të ndërhyrë në këtë çështje.

Në një intervistë të gjatë me “Ansa”, presidenti Umberto Calcagno u rreshtua në krah të lojtarit të Juventusit me fjalë të rëndësishme: “Situata që po përjeton Leonardo Bonucci është paradoksale.

Ai është objektivisht jashtë skuadrës, po vuan sjellje të paligjshme të klubit bardhezi, të ndaluara nga kontrata kolektive. Leonardo është nëpërkëmbur për dinjitetin e tij. Juventusi duhet ta rikthejë menjëherë në detyrë, sepse futbollisti po pëson dëmtime të rënda profesionale”.

Calcagno më pas shtoi nga një këndvështrim kombëtar: “Kjo çështje po përjashton mundësi të rëndësishme, duke përfshirë fanellën blu.

Bonucci është maja e ajsbergut në shumë situata. Pastaj ka nga ata që, si ai, kanë shpatulla të gjera dhe përplasen kokë më kokë me padrejtësitë, dikush tjetër në vend të tij vuan shumë”.

Pas thashethemeve që e panë në orbitën e Ajax-it, ditët e fundit emri i Bonucci i është atashuar Lazios, me të cilën Juventusi në këtë seancë merkatoje ka negociuar lëvizjet e Rovella dhe Pellegrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat