Prapashtica: Në Prizren udhëtojmë për fitore 

Futboll

Prapashtica: Në Prizren udhëtojmë për fitore 

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 17:52
Albin Prapashtica

I madh dhe i vogël me padurim e presin nesër (17.00) ndeshjen në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren mes Lirisë dhe Dritës.

Liria ka përparësinë e fushës, ndërsa Drita cilësinë e lojtarëve.

Ballafaqimi luhet në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Futbollisti i Dritës, Albin Prapashtica, shpreh optimizmin para kësaj sfide: “Kemi përballë një kundërshtar të vështirë, gjithsesi ekipi jonë gjatë gjithë javës është përgatitur dhe ka analizuar këtë ndeshje, dhe se normalisht në Prizren udhëtojmë për fitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat