Vavalis: Mendoj se ishim të pafat ndaj Lirisë

Futboll

Vavalis: Mendoj se ishim të pafat ndaj Lirisë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:51
Vavalis

Liria dhe Drita kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje mjaftë interesante me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por që në fund gola nuk pati.

Gjilanasit shënuan tre gola në këtë sfidë, por që të tre u anuluan shkaku i pozitës jashtë loje.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis pas ndeshjes ka thënë se ishin të pafat në përballe me Lirinë.

“Nuk e nisim ndeshjen mirë, por me kalimin e kohës u përmirësuam”.

“Shënuam tre herë dhe goditëm shtyllën, mendoj që ishim të pafat. Unë jam i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët në fushë”, tha Vavalis.

Tutje trajneri i gjilanasve tha se në futboll rëndësi ka një gol më shumë se kundërshtari dhe pikët.

“Përkundër që krijuam shumë raste, e rëndësishme në fund të fundit është goli dhe ne nuk ia arritëm atë”.

“E kemi studiuar Lirinë dhe i kemi mbyllur pikat e forta të tyre. Gjithsesi në fund nuk morëm fitoren dhe na vije keq për këtë”, tha Vavalis.

Në xhiron e tretë Drita do të luaj para adhuruesve të vet derbin e madh ndaj Ballkanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat