Behar Fetahi prezantohet te Maribori

Futboll

Behar Fetahi prezantohet te Maribori

Nga: K. G. Më: 22 gusht 2023 Në ora: 14:14
Behar Fetahi

Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit mburret me futbollistin Behar Fetahi që sot u prezantua në petkun e Mariborit, anëtar i elitës së futbollit slloven.

“Behar Fetahi, i cili deri dje ishte pjesë e skuadrës tonë, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është prezantuar te 16 herë kampionët e Sllovenisë, NK Maribor. 

Me gjigandët slloven, Fetahi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa ne si klub i urojmë shumë suksese në karrierë, me shpresë se shumë shpejt do bëjë edhe një hap më larg, drejt klubeve të njohura europiane. 

Të priftë e mbara Behar, FLM  për kontributin që dhe me fanellën e F.C  Voska Sport dhe dije që dyert e klubit tonë çdoherë do jenë të hapura për ju”, - njofton Voska Sport.Behar Fetahi prezantohet te Maribor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat