Visar Kastrati ndanë drejtësinë në derbi në Superligën e Kosovës

Futboll

Visar Kastrati ndanë drejtësinë në derbi në Superligën e Kosovës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:41
Visar Kastrati

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së tretë kampionale.

Këtë javë do të zhvillohen vetëm katër ndeshje, pasi derbi Drita – Ballkani është shtyrë për një termin tjetër, për shkak të angazhimit të mysafirëve në garat evropiane.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë edhe hedhja e shortit për delegimin e gjyqtarëve për katër takimet e kësaj jave.

Visar Kastrati si gjyqtar kryesor dhe Fatlum Berisha e Faton Jakupi si asistent janë deleguar në takimin mes Prishtinës dhe Malishevës që luhet në Kampin Nacional në Hajvali.

Duelin mes Feronikelit 74 dhe Gjilanit do ta gjykojë Erdal Zasella me dy ndihmësit Alban Ejupi dhe Bajram Kabashi.

Në takimin Fushë Kosova – Llapi fjalën kryesore do ta thotë Ilir Mehmeti. Lumturije Muhadri dhe Pashtrik Burrniku janë dy asistentët.

Ndërkaq, Genc Nuza do të drejtojë sfidën në Klinë mes Dukagjinit dhe Lirisë. Ndihmës të Nuzës do të jenë Drilon Rexhepi dhe Bekim Rama.

Orari dhe çiftet e plota:

E shtunë:

Prishtina – Malisheva

Feronikeli 74 – Gjilani

E diel:

Fushë Kosova – Llapi

Dukagjini – Liria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat