Reagon Nuno Espirito Santo: Mund ta shihni në fushë si është ai!

Futboll

Reagon Nuno Espirito Santo: Mund ta shihni në fushë si është ai!

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:59
Santo

Nuno Espirito Santo ka reaguar publikisht për të sqaruar opinionin publik në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë së fundmi, për një krisje të tij me fituesin e “Topit të Artë”, Karim Benzema.

Në një deklaratë publike, trajneri i Al-Ittihad theksoi se mes tij dhe sulmuesit nuk ka asnjë problem.

“Dua të sqaroj një gjë.

Kam lexuar në shtyp se marrëdhënia ime me Karim nuk është mirë.

Kushdo që më njeh, padyshim do ta dijë se kjo është marrëzi. Marrëdhëniet e mia me të gjithë lojtarët janë të mira.

Ne kemi një grup të fortë dhe jemi të kënaqur me të gjithë lojtarët. Jemi të lumtur që Karim është këtu me ne.

Ai është i lumtur, siç mund të shihet në fushë. Atij i pëlqen të luajë për Al Ittihad, ne jemi një grup shumë i fortë”-tha Nuno Espirito Santo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat