Ademi dëshiron fitore

Futboll

 Ademi dëshiron fitore

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:42
Ademi

Futbollisti i talentuar Fiton Ademi do të festoj ditëlindjen e tij të 21 të shtunën (26 gusht), pikërisht në ditën kur skuadra e tij Besa nga Dobërdolli do të luaj kundër Novacit në Manastir.

Sulmuesi i ri dëshiron që për ditëlindje bashkëlojtarët e tij bëjnë dhuratë fitoren.

Ndeshja e javës së 3-të Novaci-Besa do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Manastir me fillm prej orës 16:00.

“Dë dëshiroja të fitojmë tre pikë dhe në Dobërdoll të kthehemi me fitore. Për ne do të jetë ndeshja me Novacit është me rëndësi të madhe, sepse me fitore do të vazhdojmë qëllimin tonë, dhe pastaj do të kemi kohë për të festuar me bashkëlojtarët e mi edhe për ditëlindjen time.

Fitorja do të ishte dhurata më e mirë për ditëlindje”, deklaroi Fiton Ademi.

Fiton Ademi te Besa erdhi në këtë afat kalimtar të verës nga skuadra e Voska Sport.

Besa pas dy ndeshjeve të zhvilluara në sezonin e ri ka po aq fitore, dmth 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat