Bushi: Thonin që Ramadani nuk bëhej, por tani luan në Serie A

Futboll

Bushi: Thonin që Ramadani nuk bëhej, por tani luan në Serie A

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:32
Bushi

Shqipëria U-21 ka nisur përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi foli në konferencë për shtyp duke prezantuar edhe listën me 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet ndaj Armenisë dhe Rumanisë. Në konferencë, tekniku i Shpresave theksoi se skuadra do të luftojë për të marrë maksimumin në të dyja ndeshjet ndërsa shtoi se në organikë ka lojtarë me shumë kualitet duke veçuar emra si Pajaziti, Kurtulan, Simoni apo Berisha.

“Futbolli ndryshon shpejt, kemi pasur lojtarë që nuk do t’i thërrsnim por kanë bërë mirë.

Mjaki ka bërë mirë dhe do të na shërbejë. Buxhelajn e kishim planifikuar titullar, por nuk ka marrë shumë minuta dhe do ta shohim.

Të gjithë ekipet e moshave punojnë për ekipin A, kemi edhe ne pretendimet tona për rezultate.

Jemi të kënaqur që Bajrami dhe Simoni janë pjesë e jona për këto ndeshje. Enis Asani hera e parë që vjen nga Thuni, është shumë i mirë. Duhet të bëjmë mirë në këto ndeshje, Armenia është ekip i fortë në fushën e vetë. Nga ndeshja me Bullgarinë nuk kemi katër apo pesë lojtarë.

Shqipëria ka shumë lojtarë, ekipi A ka dy ndeshje shumë të rëndësishme. Çdo lojtar është në dispozicin të ekipit A, Sylvinho e di vetë. Gjithmonë e kërkojmë kualifikimin edhe si U21, pavarësisht se jemi Shqipëria një ekip modest.

Por, ekipi ka besim, kemi optimizëm. Do të shkojmë për më të mirën. Në letër Armenia është më e dobët, por në futboll nuk ka më skuadra të dobta. Do të tentojmë të bëjmë dy ndeshje të mira, do të tentojmë pikët maksimale. është një grup ku secila skuadër mund të fitojë, mund të ketë shumë barazime. është një grup i ekuilibruar.

U21-shi ka lojtarë shumë të mirë, Pajaziti ngjan me Demollarin.

Por, ka pasur disa oshilacione, ka cilësi shumë të mirë dhe do të bëhet i rëndësishëm për Ekipin A, janë edhe Kurtulan apo Berisha.

Kemi shembullin e Ramadanit që është rritur shumë, kishte nga ata që thonin se nuk bëhej, por, është në Serie A, me punë ai ia doli dhe është një shembull për të gjithë.

Simoni e ardhmja? Simoni është kryesor, është shumë i talentuar. Eintracht Frankfurt nuk të merr kot, ai që e ka marrë Simonin është një nga skautët më të mirë për portiera në Europë”, u shpreh Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat