FC Shkupi kërkon mbështetjen e institucioneve 

Futboll

FC Shkupi kërkon mbështetjen e institucioneve 

Nga: K. G. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:00
FC Shkupi

Klubi i futbollit Shkupi ka reaguar me disa gjëra që e preokupojnë në Maqedoninë e Veriut.

Shkupjanët garojnë elitën e futbollit dhe synojnë titullin e kampionit.

"Kur e kemi ble këtë klub, kishim ide dhe qëllime të mrekullueshme. Ne vazhdojmë të jemi në të njëjtën rrugë, po me të njëjtat ide dhe qëllime. Megjithatë, kemi ngecur në disa gjëra. 

Të drejtat për shfrytëzimin e stadiumit nuk janë të klubit, ndërkohë që ka shumë zona biznesi si kazino, kafene, restorant, të cilat nuk përdoren nga klubi.

Përderisa nuk mund të gjejmë një dhomë për trajtimin e futbollistëve tanë, një dyqan për tifozët tanë (Fan Shop) dhe një vend për personelin e klubit tonë, është një situatë e dhimbshme për futbollin e Maqedonisë, pasi stadiumi ynë ka shumë hapësira, e që nuk i shërbejnë FC Shkupit në asnjë mënyrë, në të njëjtën kohë nuk janë të dobishëm fare as për sportin.

E njëjtë situata është edhe me parkingun përballë stadiumit, ku lojtarët tanë nuk mund ta përdorin pa paguar”, reagon skuadra shqiptare.

Shkupi kërkon mbështetjen e institucioneve, duke u nisur nga shteti dhe komuna e Çairit.

“Për këtë situatë kërkojmë mbështetjen e shtetit, drejtorisë së sportit dhe Komunës së Çairit. 

Këto janë hapësira që duhet të jenë të dedikuara vetëm për qëllime sportive, pasi ndryshe këto hapësira nuk i sjellin dobi as klubit dhe as sportit.

Njoftojmë publikun se në të ardhmen e afërt do të nisim proces ligjor lidhur me këtë temë. Kërkojmë nga drejtoria e sportit dhe shteti i Maqedonisë së Veriut që ta shqyrtojnë këtë rast. Theksojmë edhe një herë, se në stadiumin tonë e paguajmë edhe parkimin. Ndërkohë ka mjaft hapësirë në stadiumin tonë, e ku në asnjë prej tyre nuk ka fan shop apo një dhomë mjekësore.

Në vend të kësaj, kemi kompani bastesh ose biznese që nuk kanë lidhje me sportin. Nga gjithë këto biznese mblidhet një shumë e konsiderueshme e qirasë e që nuk kontribuojnë për të investuar as në klub e as në sport”, reagon FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat