Shqipëria mbërrin në Pragë

Futboll

Shqipëria mbërrin në Pragë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:04
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës në kuadër të ndeshjes së radhës në republikës Çeke që luhet më datë 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena”.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqytetin çek e duke u akomoduar menjëherë në hotel. Departamentin i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.

Lojtari ka qëndruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

Në aeroport delegacioni kuqezi u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilirian Kuka, i cili u takua me ekipin e stafin teknik dhe u uroi suksese në këtë ndeshje të rëndësishme për objektivat e kuqezinjve në kualiifikueset e Europianit 2024.

Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në ora 18:0o në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat