Islanda kokulur nga Luksemburgu

Futboll

Islanda kokulur nga Luksemburgu

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:51
Pamje nga ndeshja

Luksemburgu ka shënuar një fitore domethënëse me rezultat 3:1 në duel me Islandën, në takimin e xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Vendasit befasuan me lojë të mirë dhe me tre pikë të mëdha, duke shtuar gjasat për vend të dytë.

Chanot (9), Borges Sanches (70') e Sinani (89’) shënuan për triumfin e vendasve.

Për mysafirët realizoi Haraldsson (88’).

Në Grupin J, Luksemburgu është në vend të 3-të me 10 pikë sa ka edhe Sllovakia një pozitë më lart dhe Islanda është në të pestin me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat