Shqipëri - Poloni, UEFA delegon gjyqtarët nga Spanja për të ndarë drejtësinë

Futboll

Shqipëri - Poloni, UEFA delegon gjyqtarët nga Spanja për të ndarë drejtësinë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:58
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë të dielën ndeshjen ndaj Polonisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Padyshim se kjo është një prej ndeshjeve më të rëndësishme për “Kuqezinjtë”, që kanë gjasa të mëdha për t’u kualifikuar për herë të dytë në një Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45.

UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Spanja për të ndarë drejtësinë në këtë përballje.

José María Sánchez do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Raúl Cabañero dhe Iñigo Prieto.

Guillermo Cuadra do të jetë gjyqtari i katërt.

Carlos del Cerro Grande do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me asistentin e tij Cesar Soto Grado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat