Anglia kërkon arratinë nga Ukraina

Futboll

Anglia kërkon arratinë nga Ukraina

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:22
Anglia

Anglia përballet sot me Ukrainën ndër sa skuadra e Garet Sauthgejtit do të provojë që të mbetet e pamposhtur në kualifikueset e “Euro 2024”. Por ndeshja e tyre me ekipin e Serhij Rebrovit do të luhet në një fushë neutrale. “Tre Luanët” janë në krye të Grupit C, pasi i kanë fituar të katërta ndeshjet e tyre deri më tani. Skuadra ishullore renditet aktualisht gjashtë pikë përpara Ukrainës.

Ata vijnë në këtë ndeshje pas fitores 7-0 kundër Maqedonisë së Veriut në qershor, me Bukajo Sakën e Arsenalit që shënoi një trigolësh. Sfida e sotme do të zhvillohet në “Stadion Miejski Wroclaw” në qytetin Vroklavë të Polonisë.

Që nga konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, ekipi kombëtar i Ukrainës ka luajtur një seri ndeshjesh në stadiume neutrale në Poloni dhe Sllovaki. Ishullorët kanë fituar tre nga pesë takimet e fundit me Ukrainën. Ata u përballën për herë të fundit në mars, me Herri Kejnin dhe Bukajo Sakën që shënuan në fitoren 2-0 për skuadrën e Sauthgejtit.

STATISTIKAT – Ukraina mund të renditet e dyta në kualifikueset e “Euro 2024” në Grupin C (2 fitore, 1 humbje), por trajneri Rebrov e di që lojtarët e tij duhet të vazhdojnë momentin pozitiv pas fitoreve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Maltës nëse duan të arrijnë në finalet e turnet për të katërtën herë radhazi.

Lajmi i mirë për verdheblutë është se ata nuk kanë humbur asnjë nga 13 ndeshjet e tyre të fundit si ekip pritës (5 fitore, 8 barazime), një seri që zgjat deri në tetor 2020. Megjithatë, rekordi i tyre kundër Anglisë është për t’u harruar me vetëm një fitore të vetme në tetor 2009 (2 barazime, 6 humbje).

Në të vërtetë, Ukraina ka shënuar vetëm në tre nga nëntë takimet e mëparshme me nënkampionët e Europës, duke dështuar të shënojë në secilën nga tre rastet e fundit. Por europianolindorët kanë treguar tashmë një qendrueshmëri të madhe që kur Rebrov mori drejtimin e stolit në qershor, duke befasuar Gjermaninë në një barazim 3-3 dhe mundur Maqedoninë e Veriut (3-2).

Ndërsa Anglia ka 12 pikë nga 12 në gjysmën e fazës së fushatës së saj kualifikuese. Kanë kaluar më shumë se 300 minuta futboll që kur skuadra pësoi gol për herë të fundit, duke shënuar 13 herë dhe nuk kanë pësuar në tre ndeshjet e mëpasshme.

Që prej barazimit 0-0 kundër Malit të Zi në tetor 2010, Anglia ka arritur 27 fitore në kualifikueset e tyre të një Europiani, duke shënuar 107 gola, mesatarisht 3.96 për ndeshje. Herri Kejn do të vazhdojë të thellojë rekordet e tij të golave në sulmin e Anglisë.

Kapiteni ka shënuar në secilën prej 6 ndeshjeve të fundit me kombëtaren, si edhe e ka nisur karrierën e re me Bajernin me tre gola dhe 1 asist në tre sfidat e para me kampionët e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat