Sanchez rezulton anemik

Futboll

Sanchez rezulton anemik

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 17:00
Sanchez

Lajme të këqija për Inter nga Kili aty ku Alexis Sanchez është i grumbulluar me kombëtaren.

Nga disa analiza të kryera së fundmi, sulmuesi që u rikthye te zikaltërit këtë verë, rezulton të jetë anemik.

Stafi mjekësor i klubit italian është vendosur menjëherë në dijeni të situatës teksa për Sanchez duhet një trajtim i veçantë në regjimin ushqimor. Kileni vuan në fushë pasi ndjen lodhje të papritur dhe e ka të pamundur të vrapojë me ritmin normal të një ndeshje të nivelit të lartë.

Megjithatë, te Inter nuk ka vend për alarm, me stafin mjekësor të bindur që falë një diete të veçantë mund të bëjnë që 34-vjeçari ta kalojë këtë moment të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat