Kosova mundet nga Rumania në një atmosferë provokuese dhe të turpit, rreth një orë u ndërpre ndeshja!

Futboll

Kosova mundet nga Rumania në një atmosferë provokuese dhe të turpit, rreth një orë u ndërpre ndeshja!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shtator 2023 Në ora: 20:09 Përditësuar në ora: 23:30 më 12.09.2023
Pamje e tifozëve në Bukuresht, ku shfaqën pankartën skandaloze

Provokime në Bukuresht

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rumania, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Bukuresht.

Kosova nuk ia del në një atmosferë provokuese dhe të turpit, rreth një orë u ndërpre ndeshja!

Turpi i madh në. Bukuresht, shpaloset pankarta “Kosova është Serbi” dhe për këtë në minutën e 17-të gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për rreth një orë.

Po ashtu u dëgjuan brohoritjet e turpshme Serbia, Serbia.

Rumania - Kosova 2:0

Shikues: Mbi 30.000.
Shënues: Stanciu (83'), Mihaila (90’).

Kartona të verdhë: A. Burca, Puscas, N. Burca - B. Berisha, Muriqi, Rrahmani, Loshaj. 
Kartoni i kuq: Vedat Muqiqi pas dy të verdhëve.

Rumania: Moldovan, Ratiu, Dragusin, A. Burca (Marin 63'), Bancu, Cicaldau (Olaru 77'), Screciu, N. Stanciu, I. Hagi (Morutan 71'), Puscas (Alibec 46'), Fl. Coman (Mihaila 61')..
Kosova: Muric, Vojvoda (Beka 81'), Am. Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha (Muslija 54'), Loshaj, B. Berisha )Al. Rrahmani 81'), Zhegrova (Dresheviq 61'), Rashica (Hadërgjonaj 54'), Muriqi.

Kosova nga minuta e 42-të ka luajtur me një lojtar më pak, Vedat Muriqi u përjashtua me karton të kuq.

Gjyqtari i ka dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes për shkak të thirrjeve politike të ultrasve rumunë.

Në minutën e 23-t.ë, fat për Kosovën, Hagi në pozitë ideale por për fat të mirë gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë. 

Kosova e pafat në minutën e 29-të, Vedat Muriqi godet për bukuri dhe topi kaloi portierin por nga vija fatale e hoqi Dragusin.

Në minutën e 32-të, tensione mes Rrahmanit dhe Puscas, pasi ky i fundit e provokoi, rrëmujë por evitohet më e keqja.

Në minutën e 40 Edon Zhjegrova në pozitë ideale nga rreth 13-14 metra, godet por për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 42-të, Vedat Muriqu u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, pas një ndërhyrje me bërryl. 

Në minutëne  58-të, Amir Rrahmani ka shkaktuar penallti. 

Në minutën e 59-të, portieri Aro Muriç është hero duke e pritur penalltinë e Stanciut. 

Ai ka gjuajtur në këndin e poshtëm të majtë dhe Muriç e ka pritur atë.

Në minutën e 83-të, Nicolae Stanciu ka realizuar nga rreth 15 metra ku topi godet shtyllën e djathtë dhe futet në rrjetë.

Në minutën e 84-të Loshaj humb një rast ideal duke gjuajtur drejt në portierin vendas.   

Në minutën e 90-t, Mihaila ka shënuar për 2:0.

Në Grupin I të kualifikueseve Zvicra kryeson me 14 pikë, pasojnë Rumania me 12, Izraeli 11, Bjellorusia 4, Kosova 4 dhe Andorra me 2 pikë.

Turp i madh në Bukuresht

(E plotësuar) -90'' Lojë e mirë.

Rumania - Kosova 2:0

Shikues: Mbi 30.000.

Shënues: Stanciu (83').

Kartona të verdhë: A. Burca, Puscas, N. Burca - B. Berisha, Muriqi, Rrahmani, Loshaj. 
Kartoni i kuq: Vedat Muqiqi pas dy të verdhëve.

Rumania: Moldovan, Ratiu, Dragusin, A. Burca (Marin 63'), Bancu, Cicaldau (Olaru 77'), Screciu, N. Stanciu, I. Hagi (Morutan 71'), Puscas (Alibec 46'), Fl. Coman (Mihaila 61')..
Kosova: Muric, Vojvoda (Beka 81'), Am. Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha (Muslija 54'), Loshaj, B. Berisha )Al. Rrahmani 81'), Zhegrova (Dresheviq 61'), Rashica (Hadërgjonaj 54'), Muriqi.

84' Loshaj humb një rast ideal duke gjuajtur drejt në portierin vendas.   

83-', Nicolae Stanciu ka realizuar nga rreth 15 metra ku topi godet shtyllën e djathtë dhe futet në rrjetë.
83' Ruumania avancon.

80' Kosova po shfaqet mjaft e mirë.

77' Janë minutat e fundit, edhe 13 minuta.

75' Kosova po orvatet maksimalisht.

73' Kartona të verdhë: Burca, Puscas, N. Burca - B. Berisha, Muriqi, Rrahmani, Loshaj. 
Kartoni i kuq: Vedat Muqiqi pas dy të verdhëve.

Rumania - Kosova 1:0

Shikues: Mbi 30.000.

Shënues: Stanciu (83').

Kartona të verdhë: A. Burca, Puscas, N. Burca - B. Berisha, Muriqi, Rrahmani, Loshaj. 
Kartoni i kuq: Vedat Muqiqi pas dy të verdhëve.

Rumania: Moldovan, Ratiu, Dragusin, A. Burca (Marin 63'), Bancu, Cicaldau (Olaru 77'), Screciu, N. Stanciu, I. Hagi (Morutan 71'), Puscas (Alibec 46'), Fl. Coman (Mihaila 61')..
Kosova: Muric, Vojvoda (Beka 81'), Am. Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha (Muslija 54'), Loshaj, B. Berisha )Al. Rrahmani 81'), Zhegrova (Dresheviq 61'), Rashica (Hadërgjonaj 54'), Muriqi.

70' Kosova po lufton me mish e më shpirt.

65' Edhe më tej 0:0.

59'  Portieri Aro Muriç është hero, duke e pritur penalltinë e Stanciut. Ai ka gjuajtur në këndin e mposhtëm të majtë dhe Muriç e ka pritur atë.

58' Rrahmani ka shkaktuar penallti.

56' Kosova po mbrohet mirë.

52' Lojë e fortë.

47' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Rumania - Kosova 0:0.

42' Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq pa dy të verdhëve. Muriqi ka ndërhyrë me bërryl.

41' Edon Zhjegrova në pozitë ideale nga rreth 13-14 metra, godet por për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë.

37' Kosova po luan me zemër.35' Nuk ka gola.

32’ Tensione mes Rrahmanit dhe Puscas, pasi ky i fundit e provokoi, rrëmojë por evitohet më e keqja.

29' Kosova e pafat, Vedat Muriqi godet për bukuri dhe topi kaloi portierin por nga vija fatale e hoqi Dragusin.

26' Edhe më tej pa gola.

23' Fat për Kosovën, Hagi në pozitë ideale por për fat mirë gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë. 

19' Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë.18'  Rumani - Kosovë, rifillon sfida në atmosferën e nxehtë dhe disa tifozëve që shkaktuan turpin

Vërejtja e fundit për rumunët. Rreth një orë që u ndërpre ndeshja.

21. 52. Ndeshja pritet të rifillojë. Tribuna është zbrazur.

Plotë 50 minuta që u ndërpre loja.

21. 47: Dalin futbollistët e Kosovës në fushë. Vërshellehen lojtarët e Kosovës.

21.42: Nuk ka ende lojë.

21.38:"Gjyqtari i ka dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes për shkak të thirrjeve politike të ultrasve rumunë", shkruan mdiumi rumun "Sport.ro".

Ndeshja do të vazhdojë brenda pesë minutave! Nëse prapë ka thirrje, ndeshja do të suspendohet..

21:30: Mni 30 minuta loja që është nderprerë..

Ky është provokim i madh ndaj shtetit të Kosovës..

Ndeshja pritet të vazhdojë! Kushti është që baneri mos të shfaqet më "Kosova është Serbi", ndryshe do të ndërpritet ndeshja! 

A do të vazhdojë apo jo loja, ende nuk dihet!

Zhurmë në stadium.

Gatri 25 minuta që u ndërpre ndeshja.

"Ndeshja është ndërprerë nga arbitri pasi tifozët kanë vendosur një pankartë ku shkruhej “Kosova e Serbisë”.", shkruan mediumi rumun "Prosport".

Disa tifozë rumunë, pa fije turpi i sherbejnë Serbisë!

A do të ndërpritet ndeshja në tërësi?

Rumunët po dëgjohen që nga fillimi i ndeshjes duke brohoritur “Serbia, Serbia”.

Turp për Rumaninë!

Që plotë 5 minuta u ndërprë ndeshja. Parulla nacionaliste "Kosova është Serbi", ka ndërprerë ndeshjen. 

18' Ndërpritet ndeshja. Tërhiqen lojttarën në teshatore. 

Në minutën e 17-të, siç raportohet është shpalosur pankarta e turpshme nga tifozët rumunë "Kosova është Serbi"!   

17' Kosova po tregon angazhim të madh.

14' Bernard Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

12' Lojë me ritëm.

10' Goditja e parë në portë, Zhegrova godet por jo për të befasuar portieirn rumun.9' Kartoni i parë i verdhë, 9' Burca.

7' Lojë e mirë.

5' Kosova po dëshmon lojë të mirë.

3' Lojë e mirë, Edon Zhegrova i rrezikshëm.

1' Fillon ndeshja,

Kosova kërkon pikë ndaj Rumanisë.

Kosova luan sonte rastin e fundit për kualifikimin në Euro 2024

Kosova luan sonte rastin e fundit për kualifikimin në Euro 2024.

Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit.

Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Tekniku slloven ka bërë një ndryshim krahasuar me titullarët e përballjes të së shtunës me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Edon Zhegrova do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mesfushës, me Betim Fazlijin që ka përfunduar në stol.

Kosova gati

Futbollistët e Kosovës gati për Rumaninë. 

Takimi i vlefshëm për eliminatoret e Evropianit 2024 fillon sonte në ora 20:45. 

Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës me Rumaninë brenda vitit. E para që ishte luajtur në Prishtinë ishte mbyllur baras. 

Në Grupin I që e kryeson Zvicra, pas pesë ndeshjeve Kosova gjendet në pozitën e parafundit me 4 pikë. 

Ballafaqimi i sontëm me Rumaninë pritet ta sqarojë rrugën e Kosovës drejt Euro.

Gliha ka bërë vëtëm një ndryshim

Kosova do të sfidojë në transfertë Rumaninë në orën 20:45  në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

“Dardanët” vijnë me moralin lart pas barazimit me Zvicrën dhe do të kërkojnë fitoren ndaj rumunëve.

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Gliha ka bërë vëtëm një ndryshim në mesfushë në krahasim me ndeshjen e shkuar, në vend të Fazliji është Zhegrova.

Kosova për rezultat pozitiv në Bukuresht 

Kosova kërkon fitore në duel me Rumaninë në Bukuresht, për t’i mbajtur gjallë gjasat për vend të dytë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët Dardanë janë të trimëruar pas barazimit të madh me rezultat 2:2 me kombëtaren e Zvicrës.

Në Grupin I Zvicra kryeson me 11 pikë, pasojnë Rumania me 9, Izraeli 8, Bjellorusia 4, Kosova 4 dhe Andorra me 2 pikë.   

Rumania - Kosova

Rumania: Moldovan, Ratiu, Dragusin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Live 20.45: Rumani - Kosovë, formacionet zyrtare

Kosova do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit me fillim nga ora 20:45.

Stadiumi “Arena Nationala” ku do të zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka kapacitet prej afër 54 mijë shikues, por janë shitur vetëm gjysma e biletave.

Rumania - Kosova

Rumania: Moldovan, Raţiu, Dragusin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas barazimit të madh në shtëpi ndaj Zvicrës dhe synon rezultatet pozitive, për të mbajtur sado pak shpresë për kualifikim.

Në anën tjetër, vendasit vijnë gjithashtu nga një barazim në shtëpi ndaj Izraelit dhe do të mundohet me çdo kusht t’i kthehen fitoreve për të qenë më afër  kualifikimit.

Përzgjedhësi Primoz Gliha për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Aro Muric, ndërsa në mbrojtje do të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë do të rreshtohen Valon Berisha e Florjan Loshajn. Në krahë do të luajnë Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova.

Sulmi do të jetë me Vedat Muriqin që do të mbështetet nga Milot Rashica.

Në anën tjetër rumunët do të paraqiten me emra si Ianis Hagi, George Puscas, Florien Coman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat