Suso: Ishte trajneri më i keq që kam patur

Futboll

Suso: Ishte trajneri më i keq që kam patur

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 20:47
Suso

Lojtari i Sevillas, Suso, ka folur në një intervistë për El Pelotazo në Canal Sur Radio. Në intervistë, 29-vjeçari diskutoi të gjitha gjërat për Sevillan, duke përfshirë ardhjen e Sergio Ramos, José Luis Mendilibar dhe fillimin e sezonit të ri.

Gaditano gjithashtu gjeti kohë për të lavdëruar trajnerin aktual të PSG-së, Luis Enrique, dhe në të njëjtën kohë nuk u përmbajt nga ish-trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli. “Trajneri më i keq? Sampaoli”, tha Suso në fjalët e raportuara nga Marca.

Ai më tej tregoi se ishte afër largimit nga Sevilla në dritaren e fundit të dimrit. “Në dhjetor fola me Monchi dhe ai më pyeti: ‘Suso, çfarë do të bëjmë?’ Sapo isha kthyer pas dëmtimit të kyçit të këmbës dhe gjëja më e lehtë për të bërë ishte të thosha, ‘Unë po largohem sepse dua te luaj.

Por i thashë drejtorit sportiv  se do të qëndroja më shumë se Sampaoli dhe se do të përfundoja duke luajtur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat