Mbrojtësi i Shpresave drejt largimit nga Genoa

Futboll

Mbrojtësi i Shpresave drejt largimit nga Genoa

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:44
Elmando Gjini

Futbollistët shqiptarë në kampionatin italian, janë të shumtë dhe një ndër to është mbrojtësi Elmando Gjini.

21-vjeccari aktivizohet me të rinjtë e Genoas, megjithatë mund të largohet këto ditë dhe destinacioni i ri, pritet të jetë Seria D italiane.

Mbrojtësi i Shpresave kërkohet nga skuadra e Noçerinas, skuadër kjo që militon në Serinë D dhe synon që këtë sezon të ngjitet në Serinë C.

Mediat italiane raportojnë se vetë Gjini nuk ka dëshirë që të largohet për të luajtur në Serinë D, por klubi po punon për ta bindur, pasi zhvillimi do të ishte më i madh duke qenë se luan me një skuadër të parë dhe jo me ekipe moshash.

Gjini ka luajtur me të gjitha ekipet zinxhir të Shqipërisë, duke u aktivizuar me U16 deri në U21, skuadër me të ciklën numëron edhe 3 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat