“Mbajeni mend këtë emër”, faqja zyrtare e Ligës së Konferencës për Ernest Muçin

Futboll

“Mbajeni mend këtë emër”, faqja zyrtare e Ligës së Konferencës për Ernest Muçin

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:24
Ernest Muçi

“Mbajeni mend këtë emër”, faqja zyrtare e Ligës së Konferencës i bën reklamë Ernest Muçit!

Ernest Muçi po bën emër jo vetëm në Poloni, por edhe në Europë. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht këtë sezon. Marrëdhënien me golin e ruajti edhe në Ligën e Konferencës, teksa i shënoi dy gola skuadrës së Premier Ligës, Aston Vilës.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga opinioni sportiv në Europë.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në “Twitter”, që i ka bërë reklamë ish-lojtarit të Tiranës. “Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, ka shkruar faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat