Derbi mes Ballkanit dhe Llapit do të gjykohet nga Ilir Mehmeti

Futboll

Derbi mes Ballkanit dhe Llapit do të gjykohet nga Ilir Mehmeti

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:45
Foto llustrim

Është bërë delegimi i gjyqtarëve me short për xhiron e tetë në Albi Mall Superligë.

Dy ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, dy të dielën dhe një tjetër të hënën në këtë xhiro.

Liria pret në Prizren Malishevën, derisa këtë duel do ta gjykojë Valon Bajgora.

Derbi mes Ballkanit dhe Llapit do të gjykohet nga Ilir Mehmeti.

E derbin gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit të dielën që zhvillohet në Lipjan drejtësinë do ta ndajë Erdall Zasella me Fatmir Sekiraqën dhe Altin Zhegrovën si anësorë.

Bardh Ajeti do të jetë në Klinë në duelin Dukagjini – Feronikeli ’74.

Ndërkohë ditën e hënë zhvillohet dueli mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës dhe drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat