Misteri i mesfushorit të Milanit

Futboll

Misteri i mesfushorit të Milanit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 11:12
Milani

Rade Kruniç zyrtarisht është i dëmtuar dhe vizitat mjekësore të së hënës së kaluar shfaqën një problem muskulor që do të vlerësohet përsëri në javën e ardhshme.

Ndërkohë, Stefano Pioli nuk ka mundur ta përdorë në ndeshjet e fundit ndaj Kaljarit dhe as sot ndaj Lacios nuk e ka në dispozicion.

Por, ajo që bën më shumë çudi është fakti se mesfushori është thirrur nga kombëtarja e Bosnjes dhe Hercegovinës për kualifikueset e Europianit që do të luhen më 13 dhe 16 tetor kundër Lihtenshtejnit dhe Portugalisë.

Lidhur më këtë fakt, ka folur trajneri i kombëtares boshnjake, Savo Millosheviç, duke deklaruar se: “E kam grumbulluar Rade Kruniçin sepse kam marrë sinjale që mund të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat