Muja ndihet krenar që e shënoi golin historik të tij

Futboll

Muja ndihet krenar që e shënoi golin historik të tij

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:00
Muja

Arbnor Muja e shkroi mbrëmë emrin e tij në histori të futbollit.

Ylli ynë pati një arritje të dyfishtë, ndonëse ekipi i tij Royal Antwerp F.C. u mposht nga Shakhtar Donetsk.

Përfaqësuesi i ri shqiptar në fakt e shënoi golin e parë në histori të klubit belg në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Dritës e shënoi edhe golin e tij të parë personal në Champions, në paraqitjen e tij të dytë në fazën e grupeve pas asaj ndaj Barcelonës.

“Goli i parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve për Royal Antwerp F.C. Historia u shkrua”, ka shkruar futbollisti ofanziv në Facebook.

24 vjeçari është duke e kaluar një moment magjik të karrierës.

Ai debutoi edhe me Kombëtaren shqiptare pasi Kosova e injoroi duke mos e ftuar fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat