Bellingham zbulon objektivin ambicioz

Futboll

Bellingham zbulon objektivin ambicioz

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:11
Bellingham

Jude Bellingham po shkëlqen me Real Madrid, por ai gjithashtu ka vendosur një objektiv ambicioz me Anglinë për “10-15 vitet e ardhshme”.

Mesfushori 20-vjeçar ka pasur një ndikim mahnitës në Santiago Bernabeu pas transferimit të tij veror prej 103 milionë eurosh nga Borussia Dortmund.

Me 10 gola të regjistruar për Los Blancos në po aq paraqitje, Bellingham po ecën në gjurmët e ikonës portugeze Cristiano Ronaldo.

Anglia shpreson se forma mbresëlënëse e lojtarit me klubin mund të transferohet në skenën ndërkombëtare, me Bellingham që ka zbuluar për Reach Football për objektivat e tij afatgjata me Tre Luanët:

“Qëllimi im për 12 muajt e ardhshëm me ekipin e Anglisë do të jetë i njëjtë për 10-15 vitet e ardhshme: të përpiqem të fitoj turne të mëdha. Unë mendoj se nuk mund të mos e themi këtë tani.

“Ne kemi shkuar afër në turnetë e fundit, dhe tani të kthehemi dhe të themi: ‘Ah po, ishte e këndshme, por tani duhet të jemi më realistë’…Nuk ka kuptim.

“Ne duhet të përdorim përvojat që kemi marrë nga turnetë e mëparshëm për të vazhduar dhe për të sjellë disa trofe në shtëpi. Ky është qëllimi i përbashkët për të cilin ne po përpiqemi dhe nuk kemi frikë ta themi më këtë.

Bellingham ka besim të palëkundur në aftësinë e tij dhe të ekipit të Anglisë në tërësi:

“Nëse shikoni progresin që kemi bërë në turnet e fundit, është e rëndësishme që ne e kemi atë mentalitet dhe ne besojmë se mund ta fitojmë turneun.

“Sigurisht, ka një ndjenjë përulësie dhe të kemi këmbët tona në tokë në çfarëdo ndeshjeje që luajmë.

“Patjetër që duhet të ketë një besim se ne mund të fitojmë trofe sepse për këtë jemi këtu dhe ky është standardi i ekipit që kemi tani. Në një mënyrë të përulur, sigurisht”.

Bellingham do të luajë me Anglisë në miqësoren me Australinë të premten dhe kundër Italisë në kualifikueset për Euro 2024, në Wembley më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat