KF Vëllaznimi shkarkon trajnerin

Futboll

KF Vëllaznimi shkarkon trajnerin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:50
Megzon Visoka - djathtas

Megzon Visoka nuk do të jetë më trajner i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me Visokën.

Vëllaznimi e falënderoi trajnerin për punën, teksa bëri të ditur se ndryshimet në shtabin teknik do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

Pas tetë xhirove të para në Grupin A të Ligës së Parë, “Kuqezinjtë” renditen në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë të grumbulluara.

Me Megzon Visokën, Vëllaznimi ka bilanc prej dy fitoreve, dy barazimeve dhe katër humbjeve.

“KF Vëllaznimi nga sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka.

Klubi e falenderon Megzon Visoken për punën dhe angazhimin e deritanishëm në Klub, dhe njëheri i deshirojme suksese në të ardhmen.

Për ndryshimet në shtabin teknik do informoheni me kohë në ditët në vazhdim”, njofton KF Vëllaznimi,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat