Kombëtaren kuqezi, vjen reagimi i Skënder Gegës: Krenar për ty! Kur beson tek vetja

Futboll

Kombëtaren kuqezi, vjen reagimi i Skënder Gegës: Krenar për ty! Kur beson tek vetja

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 12:09
Jasir Asani e Skënder Gega

Jasir Asani padyshim mund të quhet njeriu i momentit në Shqipëri.

Falë golave të tij të mrekullueshëm me Kombëtaren kuqezi, ai është kthyer në idhullin e shqiptarisë.

Ka pasur reagime të shumta para, gjatë ndeshjes dhe pas fitores me Çekinë, dhe sigurisht nuk mund të mungonte ai i ish-trajnerit të Asanit.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Partizanit, Skënder Gega.

Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë një kolazh me foto të tij dhe Asanit në kohën kur ishin tek të kuqtë:

“Krenar për ty. Kur beson tek vetja dhe ndjek rrugën e duhur, patjetër që do arrish në destinacionin që ke ëndërruar”, shkruan Gega.

Rikujtojmë që Gega është një ndër trajnerët që i ka dhënë më së shumti besim Jasir Asanit. Ata arritën të fitojnë me Partizanin titullin kampion në vitin 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat