Maqedonia fiton Armeninë, Erdon Daci shënon gol në debutim

Futboll

Maqedonia fiton Armeninë, Erdon Daci shënon gol në debutim

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:26
Maqedonia

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka fituar me rezultat 2:0 ndeshjen kontrolluese me Armeninë të zhvilluar sot në Strumicë.

Golin e parë ekipi përfaqësues i vendit e realizoi në pjesën e parë përmes Aleksandar Trajkovskit që gjeti rrjetën në minutën e 43-të.

Ndërkohë autor i golit të dytë për Maqedoninë ishte Ristovski që realizoi në të 59-tën, ndërsa Erdon Daci në të 88-të ngriti epërsinë në 3:0.

Armenia në shtesat gjeti golin e vetëm me Spertsyan, duke u mbyllur gjithçka me rezultat 3:1.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski në këtë sfidë bëri ndryshime në formacion për dallim me ndeshjen me Ukrainën, duke iu dhënë mundësinë shumicës së futbollistëve për të shfaqur potencialin e tyre.

Maqedonia e Veriut dy ndeshjet e radhës i luan muajin e ardhshëm, fillimisht ndaj Italisë në tfamsfertë dhe me Anglinë do të përballet në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat