Serbi Krstajiq pas humbjes nga Shqipëria: Duhet të kishim treguar më shumë gjakftohtësi

Futboll

Serbi Krstajiq pas humbjes nga Shqipëria: Duhet të kishim treguar më shumë gjakftohtësi

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:42
Mlladen Krstajiq - i pari majtas

Selektori i Kombëtares së Bullgarisë, serbi Mlladen Krstajiq, ka folur pas humbjes 2:0 nga Shqipëria në miqësoren e zhvilluar në Tiranë para 16 mijë shikuesve.

"Unë mendoj se ishte një lojë e mirë miqësore dhe ne luajtëm mirë kundër një ekipi serioz që është në krye të grupit të tyre.

Loja jonë në mbrojtje nuk i lejoi ata të krijonin shumë raste, por ne pësuam shumë gola të lehtë.

Duhet të kishim treguar më shumë gjakftohtësi. Ne ishim me nxitim pa asnjë arsye, por është një proces që kërkon kohë dhe keni nevojë për lojtarë me përvojë që luajnë rregullisht për klubet e tyre", tha Krstajiq.

“Edhe në pjesën e dytë u përpoqëm të luanim futboll të mirë.

Përsëri pësuam një gol të ngjashëm me atë të pjesës së parë, sërish nga gabimi ynë. Na duhet kohë dhe durim për gjithçka që duam të ndodhë.

Unë po bëj punën time dhe nuk dua të komentoj asgjë tjetër”, përfundoi Krstajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat