Adli: Besoni tek unë

Futboll

Adli: Besoni tek unë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:23
Adli

“Besoni tek unë sepse gjithmonë do të jap më të mirën për Milanin”- kështu e nisi prononcimin e tij për mediet italiane, mesfushori i Milan, Yacine Adli, i cili po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë ​​brenda skuadrës “kuqezi”.

Më tej Adli u shpreh se ndjehet mirë që luan më shumë, ndërsa shtoi se ndjen që po rritet gjithmonë e më shumë nga dita në ditë.

“Tani luaj më shumë, por gjithmonë përpiqem të mësoj dhe të rritem, po bëj mirë, qëndrova këtu sepse Pioli më tha se më ka në planet e tij. Para ndeshjes në Romë pas mbylljes së merkatos ai më tha se ishte i lumtur që qëndrova.

Kjo i ndryshoi gjërat për mua.”-tha ai.

Krahasimet me Pirlon dhe Zidane, Adli i komentoi kështu: “Unë jam vetëm Adli. Pirlo dhe Zidane janë fantastikë, por në nivele që janë të vështira për t’u arritur. Unë dua vetëm të jap më të mirën time për këtë Milan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat