Guardiola mbështet presidentin e Barcelonës

Futboll

Guardiola mbështet presidentin e Barcelonës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 19:16
Guardiola

Pep Guardiola thotë se Barcelona duhet të shihet si e pafajshme derisa të provohet fajësia pasi Joan Laporta u akuzua për ryshfet për rastin “Negreira”.

Guardiola ishte trajner i Barcelonës midis 2008 dhe 2012, kohë në të cilën klubi pretendohet se ka bërë pagesa për ish-shefin e arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreira.

Guardiola, i cili e udhëhoqi Barçën drejt tre kurorave të njëpasnjëshme të La Ligës dhe dy triumfeve të Ligës së Kampionëve në katër vjetët e tij në krye, këmbënguli se suksesi i skuadrës së tij nuk kishte të bënte me arbitrat.

“Nuk e keni parë sa i mirë ishte ky ekip, ishte një skandal sa mirë luajtëm”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp.

“Kur të ketë një dënim do të jap mendimin tim. Barça është e pafajshme, Laporta është i pafajshëm, derisa të vërtetohet e kundërta”.

Laporta, i cili ishte president midis 2003 dhe 2010 dhe u rikthye në rol në vitin 2021, është akuzuar për rolin e tij të dyshuar në kryerjen e pagesave, të cilat Barça pretendon se ishin thjesht për Negreirën për të përpiluar raporte mbi gjyqtarët..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat