Liverpooli fiton derbin e qytetit

Futboll

Liverpooli fiton derbin e qytetit

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:27
Liverpooli

Liverpooli ka arkëtuar tre pikë të mëdha në stadiumin në "Anfield".

Liverpooli ka fituar me rezultat 2:0 ndaj rivalit të qytetit, Everton.

Evertonit i kushtoi shtrenjtë kartoni i kuq në minutën e 37-të.

Futbollisti Young u përjashtu pas dy kartonëve të verdhë, duke lënë me një lojtar më pak Evertonin.

Penallti për Liverpoolin, Diaz harkon në zonë, Keane prek topin me dorë. Pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari akordon penallti për të kuqtë 

Futbollisti Salah në minutën e 75-të ka shënuar nga penalltia për fitoren e Liverpoolit.

Salah në minutën e 90+6 realizon për 2:0. 

Pas javës së 9-të ë Premier League, Liverpool kryeson me 20 pikë por ka një ndeshje më shumë se Tottenham me 20, Arsenali 20, Manchetser City 18 pikë etj. Everton është në vend të 16-të me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat