​Futbolli anglez në zi

Futboll

​Futbolli anglez në zi

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:33
Bill Kenwright

Bill Kenwright, shefi dhe ish-pronari i Evertonit, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Anëtar i bordit që nga viti 1989, Kenwright u bë aksionar i Evertonit dhe pronar i shumicës në vitin 2014.

Në vitin 2016 ai pa shitjen e 49.9% të aksioneve të klubit, duke përfshirë edhe gjysmën e aksioneve të tij, te Farhad Moshiri, i cili u bë pronari i shumicës dy vite më vonë.

Kenwright mbeti aktiv në klub nën pronësinë e Moshirit dhe ishte duke punuar në shitjen e klubit të Evertonit te një pronar i ri, “777 Partners”.

Pasi iu nënshtrua një operimi për të larguar tumorin para disa javëve, Kenwright u mbajt në kujdes intensiv, por ishte kthyer në shtëpi për ta vazhduar tretmanin e tij.

Në një komunikatë të lëshuar nga Evertoni thuhej:

“Klubi i futbollit Everton është në zi pas vdekjes së anëtarit të bordit, Bill Kenwright, i cili vdiq paqësisht mbrëmë në moshën 78 vjeçare, i rrethuar nga familja dhe të dashurit e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat