Inzaghi nuk ka kohë për festë

Futboll

Inzaghi nuk ka kohë për festë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 12:14
Inzaghi

Simone Inzaghi komentoi rezultatin e ndeshjes së Ligës së Kampioneve duke komplimentuar paraqitjen e të tijve.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme nga pikëpamja kualifikuese.

Ne po luanim kundër një ekipi të mirë. Në fillim nuk gjetëm distancën e duhur, por pas epërsisë kontrolluam mirë lojën.

Më pas pësuam golin e barazimit dhe reaguam, duke fituar me meritë ndaj një skuadre që e dija se do të na shqetësonte.

Kemi marrë 7 pikë, por është një grup i balancuar dhe çdo ndeshje është e rëndësishme.

Tani do të kemi dy ndeshje radhazi jashtë, e dimë që Liga e Kampioneve nuk të fal asgjë”, tha trajneri i Interit, që komentoi edhe sfidën e kthimit në tokën austriake: “Do të jetë shumë e ngjashme me atë të sotmen (djeshmen), është një skuadër që luan kështu për shumë vite. Kanë një larmi të madhe lojtarësh”.

Rikthimi i Sançezit te goli dhe performanca e kilianit për skuadrën ka marrë duartrokitjet e 47-vjeçarit.

“Është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, jam i lumtur dhe ai e meriton për dëshirën që kishte për t’u rikthyer tek Interi.

Në lojën me top dhe pa të është shumë i rëndësishëm, sot (dje) ai luajti një ndeshje të shkëlqyer, por kur futa Turamin më duhej të bëja një zgjedhje. Mes tij dhe Lautaros, përndryshe do të kishte vazhduar pa probleme”.

Komenti i fundit i trajnerit i takoi përballjes së fundjavës me Romën. “Po shkojmë pas dy fitoreve të rëndësishme.

Tani duhet të rikuperojmë energjinë tonë dhe nga nesër (sot) do të fillojmë të mendojmë për Romën, e cila ka lojtarë të rëndësishëm si Lukaku dhe të tjerët. Ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe para tifozëve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat