Drita në presion të Ballkanit, Vavalis: Nesër derbi i dy skuadrave më të mira

Futboll

Drita në presion të Ballkanit, Vavalis: Nesër derbi i dy skuadrave më të mira

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:04
Vavalis

Drita mobilizohet për t’i shkaktuar humbjen e parë kampionit në fuqi dhe liderit të kampionatit Ballkanit të Therandës.

Kryendeshja e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës, pritet me emocione nga dashamirët e futbollit.

Ballkani kryeson me 26 pikë dhe ka 4 më shumë se Drita e Gjilanit në pozitën e dytë.

Drita ka 6 fitore e 4 barazime, pa humbje si dhe Ballkani 8 fitore e 2 barazime, pa humbje, por secila kanë nga një ndeshje më pak. 

Ndeshja luhet nesër (13.00) në Therandë.

Kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis në konferencën e sotme për media tha se këtë mesjavë na pret ndeshje derbi, pasi takohen dy skuadrat më të mira në Superligë.

"Siç e dini ndeshje derbi dhe luajmë kundër një ekipi shumë të mirë, luajnë dy skuadrat më të mira në Superligë. Vijmë nga një barazim, por fatmirsisht vjen menjëherë nesër dhe mund ta dëshmojmë duke rikuperuar pikët.

Nuk kemi pasur shumë kohë për t'u përgatitura, por në derbi të tillë luan pasioni dhe motivi për ta fituar atë. Jam i bindur se do të tregojmë një lojë të mirë nëse japim 100% tonë dhe mund të fitojmë.

Është derbi dhe çkado mund të ndodhë, por unë do vazhdojë të besoj në djemt tanë. Të jemi agresiv dhe kompetitiv nga fillimi i ndeshjes deri në fund. Besoj se do të mund të rikthehemi", ka thënë Vavalis.
 

Vavalis po ashtu shtoi se përkundër kohës së shkurtë për ta përgatitur ndeshjen, kanë punuar në aspektin psikologjik më shumë se në atë fizik.

"Atë çfarë kam arritur të bëjë është që kemi arritur ta bëjmë është të përgatitemi më shumë në aspektin mental sesa atë fizik. Edhe nëse fitojmë nesër nuk do të thotë që i ofrohemi objektivit ose nëse humbasim largohemi nga ai.

Padyshim se nesër do të luajmë për tri pikë. Pavarësisht çfarë do të ndodhë nesër unë vazhdoj të besoj shumë te djemtë dhe jam i bindur se do të vazhdojmë të besojmë deri në momentet e fundit", përfundon Vavalis.

Ndeshja FC Ballkani - FC Drita zhvillohet nesër (e mërkure), ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Therandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat