Lulgjuraj shënon në fund, Deçiqi në festë, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi  

Futboll

Lulgjuraj shënon në fund, Deçiqi në festë, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi  

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:48
Sharkiq e Lulgjuraj festojnë

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi në futboll. 

Lideri i kampionatit malazez, Deçiqi, në tre edicionet e fundit, dy herë ka qenë në finale të Kupës së Malit të Zi dhe nuk është befasi kualifikimi në gjysmëfinale.

Deçiqi e gjunjëzoi me rezultat 2:1 OFK Petrovacin.

“Deçiqi dhe Petrovac luajtën një çerekfinale mjaft interesante në stadiumin e OFK Titogradit dhe Tuzjanët fituan me 2:1 me golin e Pjetër Lulgjurajt në minutën e 90+2-të.

Paraprakisht, Deçiq kaloi në epërsi me golin e Drashko Bozhoviqit nga penalltia në fund të pjesës së parë, ndërsa Petrovac, në stolin e të cilit debutoi trajneri Nenad Brnoviq, barazoi me Aldin Axhoviq në minutën e 61-të”, shkruan media malazeze “VIjesti”.

Lulgjuraj në minutën e fundit la të shtangur rivalin dhe gëzim i madh të futbollistët e Deçiqit.

Presidenti Pal Dreshaj ka arsye të fortë me futbollistët të kremtojnë këtë kualifikim dhe janë prej skuadrave favorite për të fituar trofeun e çmueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat